PDK tregon sa para i ofroi Kurti Adelina Graincës?

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se e ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelina Grainca, e cila iu bashkua Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Komunikata e plotë:

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.

PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj.