Peci thotë se Albin Kurti nuk bie nën 41 deputetë

Faton Peci, kryetar i Komunës së Mitrovicës së Jugut, në emisionin “DPT te Fidani”, tha se kush fiton 41 deputetë nuk mund të bëhet president pa liderin e asaj partie, duke përmendur Albin Kurtin.

Ai shtoi se fushata duhet të fokusohet në programe dhe jo në gjuhë të ashpër politike.

“Kushdo që i fiton 41 deputetë më 7 qershor, nuk ka president pa atë lider të asaj partie politike. E ai lider është Albin Kurti, që në asnjë variant s’mundet me ra nën 41 deputetë. Prandaj këshilla jem është bëni fushatën, shpalosni program”.

“Këshilla jem është mos i jepni zor shumë, jo në aspektin e të bërit fushatë, por mos ta kontaminojmë gjuhën politike se nuk i ndihmojmë Kosovën”, tha Peci.

youtube.com/watch?v=CPP_33n3A00&source_ve_path=MjM4NTE&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fveriu.info%2F