Pëkrahësja e LVV-së emërohet drejtoreshë në Telekom

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon punësimet familjare dhe partiake.Institucioni i radhës ku janë pikasur punësime të tilla është Telekomi i Kosovës.

“Gazeta Blic” nga burime të saj brenda ‘Telekomit’ merr vesh se Ud. e detyrës së Drejtorit të Burimeve Njerzore është emëruar një përkrahëse dhe simpatizante e LVV-së.

Ajo quhet Leonora Sylaj dhe me herët ka mbajtur një pozitë tjetër në Telekom.

Me një kërkim të thjeshtë në rrjetin e saj social facebook, Syla, shihet se ka shpërndarë fotografi në mbështetje të VV-së, me sloganin “Krejt dhe Drejt”.