Pendarovski fali Abdylfeta Alimin dhe katër të dënuar tjerë
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka marrë vendim që të falë disa nga personat e dënuar.
Në listë gjendet emri i Abdylfeta Alimit, anëtar i sigurimit të Kuvendit i cili është dënuar për ngjarjet e 27 prillit, e për të cilin kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dëshmonte se i ka shpëtuar jetën.
Lista e të falurve është nënshkruar dje nga presidenti, ndërsa sot është publikuar në Gazetën Zyrtare.
Aleksandar Petrovski është liruar plotësisht nga vuajtja e mëtutjeshme e dënimit me burg.
Nga vuajtja e dënimit me burg janë liruar pjesërisht edhe Abdylfeta Alimi (8 muaj), Nexmedin Matoshi (4 muaj), Dimitar Mishkov (3 muaj) dhe Xhafer Nebija (5 muaj).

