Pendohet polici shqiptar që vrau 25-vjeçarin

Zbardhet dëshmia e efektivit të Shqiponjave, Nevaldo Hajdarat, përpara trupit gjykues ku është njohur ditën e sotme me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Burime bëjnë me dije për Abcnews se Hajdaraj është shprehur i penduar gjatë dëshmisë së tij.

“Kjo që më ka ndodhur mua mos i ndodht askujt. Merrni çfarë mase të doni, kam vrarë një njeri. Njoftova sallën, kërkova përforcime. Gjithçka ndodhi për 4-5 minuta”, mësohet të ketë thënë efektivi në sallën e gjyqit.

Ai ka kërkuar të pranishëm në seancë familjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, për t’i kërkuar falje për vrasjen e djalit të tyre.

Në ekspertizën e kryer nga prokurori i çështjes ka rezultuar se në armë nuk janë gjetur gjurmë gishtash çka e bën të pamundur përcaktimin nëse arma i përket apo jo Rashës. Pritet tashmë të kryhet një tjetër ekspertizë për të verifikuar këtë dyshim./mv.abcnews.al