Pensionohet arsimtari Halim Huruglica
Pas 42-vitesh punë të përkushtuar dhe angazhim në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, sot është pensionuar arsimtari i lëndës së gjeografisë në shkollën e Dobërçanit, Halim Huruglica.
Në një ceremoni të organizuar nga kolektivi i shkollës dhe familja Huruglica, drejtori i shkollës lavdëroi punën dhe angazhimin e arsimtarit Halim, duke nënvizuar kontributin e tij të vazhdueshëm e në veçanti në vitet më të vështira për popullin shqiptar dhe shkollën shqipe, në periudhën e viteve të 90-ta.
Drejtori i shkollës i ndau mirënjohje për kontributin e tij, ndërsa në emër të shoqatës sindikale të shkollës iu dhurua një orë dore.
Menaxhmenti, kolektivi dhe nxënësit i uruan pensionimin arsimtarit Halim Huruglica, duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë pranë familjes së tij! /Mediafokus.info

