Pensionohet Bahri Kastrati, 42-vjet kushtuar shërbimit të zjarrfikjes
Bahri Kastrati ka mbushur moshën e pensionimit pas 42-vjetësh si zjarrfikës në Gjilan, raporton Mediafokus.info.
Ky është dedikimi prekës i komandantit të Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Rabit Murseli:
Bahri Kastrati, zjarrfikës-vozitës, i lindur më 20.08.1955, i punësuar pranë Njësisë së zjarrfikjes në Gjilan që nga viti 1978, shërbeu me nderë dhe përkushtim plotë 42 vite pune pranë këtij institucioni.
Bahriu do të mbetet shembull i meritokracisë në punë për shumë breza. Ai, përpos punës profesionale, u angazhua edhe vullnetarisht në mirëmbajtjen e automjeteve që nga pas lufta e këndej, pa asnjë lloj kompensimi, me të vetmin qëllim qe Njësia të ndjehet e kompletuar dhe e gatshme për kryrjen e misionit.
NJPZSH do ta ndjejë mungesën e Bahriut padyshim, mirëpo mbetemi krenarë me punën e tij, e cila korrespodonte me një kulturë të vërtetë të një punëtori të përgjegjshëm.
Ai, si për kujtim në ditën e fundit para pensionimit, gjatë kyjdestarisë në punë, kreu të gjitha detyrat profesionale dhe në mëngjes u përshëndet me lot në sy me shokët e ndërrimit, me vendin e punës dhe si çdo njeri faqebardhë e kokëlartë.
Respekt për njerzit meritor siç ishte Bahriu./Mediafokus.info/


