Pensionohet doajeni i artit skenik në Gjilan, Naser Zymberi

Është pensionuar sot doajeni i artit skenik në Gjilan, Naser Zymberi, shkruan Mediafokus.info.

Një dedikim për punën e madhe të Zymberit e ka bërë djali i tij, aktori i njohur kosovar, Ernest Zymberi.

“Je udherrefyesi im. Faleminderit per gjithcka”, ka shkruar veç tjerash ai.

Postimi i plotë i Ernest Zymberit:

Urime ditelindja e 65 dhe pensionimi Bab’. 

Je udherrefyesi im . Faleminderit per gjithcka ! Meriton respektin dhe dashurine tone , per gjithe vitet e tua te punes, sakrifices ,perpjekjeve qe ne te jemi keta qe jemi sot , krenar qe jemi rritur e edukuar nga prinder model.

Sot, ashtu si dikur i vogel enderroje te behem ende si ti, me kete qetesi e dashuri per punen, njerezit.  Te shoh te forte dhe me shume vullnet per pune edhe keto dite te pensionimit dhe besoj qe shume shpejte do te punojme dicka te bukur bashke. Teatrin dhe dashurine ndaj tij na dhurove ti dhe e trasheguam nga ti. Shpresojme qe ta duam e ta vleresojme si ti , bashke me ty. 

Gezuar per vitet e pakrahasueshme me shume suksese brenda dhe per vitet qe do ti shijosh me shume.