Pensionohet drejtori i shkollës në Bresalc, Ejup Uruqi

Në moshën 65- vjeçare është pensionuar punëtori arsimor Ejup Uruqi, drejtor i shkollës në Bresalc, disa mandate.

Ejup Uruqi ka qenë këshilltar në Asamblenë Komunale, në dy mandatet e para, si përfaqësues i PDK-së.

Ai për një kohë të gjatë ka punuar mësimdhënës i gjuhës shqipe e më pas edhe shef i Arsimit në Drejtorinë Komunale në Gjilan.

Vitet e fundit të punës i kaloi në pozitën e drejtorit të Shkollës së Mesme të Ulët “Ibrahim Uruqi” në Bresalc të Gjilanit.

Për kontributin e dhënë në arsim, ai është nderuar me mirënjohje nga drejtoresha e Arsimit në Gjilan, Albana Demiri, sikurse që është nderuar edhe nga mësimdhënësit, drejtor i të cilëve ishte deri dje.

‘I nderuar Ejup, po mbyllni një kapitull jetësor, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në Arsim.

Ju priftë e mbara dhe pensionim të rehatshëm’, ka uruar Demiri. /Mediafokus.info