Pensionohet Ekrem Kryeziu, deputetja i bënë një dedikim

Ekrem Kryeziu, profesor i Gjimnazit Natyror në Gjilan, u pensionua. Ai ishte shembull i mësimdhënësit të përkushtuar ndaj punës, shkruan Mediafokus.info

Gjithmonë i buzëqeshur, duke reflektuar mirësi, dashuri e vëllazëri, shembulli i profesorit e kolegut model e të përkushtuar për punë e bashkëpunim’ – ka shkruar kolegu i tij, Sami Durmishi.

Edhe e bija e tij, deputetja Arbëresha Kryeziu Hyseni, ka bërë një dedikim për babain, në ditën e pensionimit.

Plot 65 vjet jetë e gjysma e saj kontribut në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra të të rinjve të Gjilanit që përfunduan shkollën e mesme në Gjimnazin “Zenel Hajdini”.

Sa krenari për ne kur për të nga secili kemi ndëgjuar fjalët më të mira dhe respektin më të lartë. I përkushtuar e i angazhuar çdo ditë të jetës së tij deri sot, për ta dhënë dhe bërë më të mirën për nxënësit e tij.

Kështu siç e shihni në këtë foto, ne e kemi parë gjithmonë. Të buzëqeshur e të dashur edhe atëherë kur familja jonë po kalonte kohë të vështira pa mamin.

Babi je shembulli më i mirë dhe KRENARIA jonë më e madhe.

Urime ditëlindja dhe pensionimi. Shëndeti dhe gëzimi qoftë pranë teje çdo çast.

Të duam pafundësisht shumë. /Mediafokus.info