Pensionohet gjyqtari Ramiz Azizi

Gjyqtari Ramiz Azizi ka arritur moshën e pensionimit pas një periudhe prej 21 vjetësh shërbim në sistemit gjyqësor të Kosovës.

Ai punoi si gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore Gjilan.

Ka qenë edhe kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, detyrë kjo të cilën e ka ushtruar për katër vite.

Më herët ka punuar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal dhe Departamentin për të Mitur.

Sistemit gjyqësor, Azizi iu bashkua në vitin 2003, si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.

Gjashtë vitet e ardhshme të karrierës së tij punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje, kurse nga viti 2010 deri në vitin 2012 ka qenë Kryetar i Gjykatës Komunale në Gjilan.

Me datë 01.01.2013, mori detyrën e gjyqtarit Mbikëqyrës të Degës në Novobërdë, ndërsa nga muaji korrik të vitit 2013 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Përveç punës në sistemin gjyqësor, nga viti 1983 deri në 1985 ka punuar profesor në Gjimnazin “Zenel Hajdini”’.

Gjatë vitit 1987 ka qenë sekretar i shkollës fillore “Emin Duraku”, pastaj nga viti 1987 e deri në vitin 2002 ka punuar sekretar-drejtor në Kooperativën Bujqësore “Malisheva” në Malishevë të Gjilanit.

Një vit më vonë ai punoi zyrtar ligjor dhe ushtrues detyre i Drejtorit të Gjeodezisë në Komunën e Gjilanit.

Gjyqtarit Ramiz Azizi, kolegët e tij i kanë uruar shëndet dhe mbarësi, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në drejtësi.