Pensionohet infektologia, Dr. Himajete Pira

Është pensionuar infektologia e njohur, Dr. Himajete Pira, që tash e tri dekada ka punuar me përkushtim e profesionalizëm në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, raporton Mediafokus.info.

Kolegia e saj, dr. Selvete Shurdhani, është shprehur të jetë krenare me Pirën.

“E bekuar që pata fatin të rrugëtojmë bashkë.  Shëndet  dhe  lumturi pranë familjes”, ka shkruar ajo.

Përndryshe, Dr. Himajete Pira është bashkëshortja e avokatit të mirënjohur kosovar, Shemsedin Pira./Mediafokus.info/