Pensionohet infermierja nga Gjilani, Nafije Qamili

Infermierja nga Gjilani, Nafije Qamili, e cila së fundmi ishte e angazhuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare – Dardania.

Ajo ka kaluar në pjesën e tretë të jetës pas një pune të jashtëzakonshme profesionale prej 45 vitesh.

Nëpërmjet të postimit në Facebook, Nafija ka shprehur falënderime për menaxhmentin, teksa u ka uruar punë të mbarë kolegëve të QMF Dardania.

“Nga ky moment i falenderohem përzemërsisht ( për bashkpunim) drejtoreshës znj.Arbenita Hajdari dhe kryeinfermierës së QKMF-s si dhe kolektivit të QMF-s “Dardania” (dr.Luarasi e motrës kryesore – znj.Sebahate) ku edhe përfundova têrë karierën e punës…!!
U prift e mbara e shëndeti në jetêgjatësi e suksese profesionale…!!”, ka shkruar ajo.