Pensionohet infermierja Rrushe Hasimi, ishte shembull i profesionalizimit dhe qasjes miqësore ndaj çdo pacienti
Pas më shumë se 42 vitesh pune me përkushtim në shërbim të pacientëve, është pensionuar Rrushe Hasimi, infermiere në QKMF në Gjilan.
Në vitin 1984, infermierja Rrushe filloi për herë të parë punën në ish-Shtëpinë e Shëndetit në Gjilan.
Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo shërbeu me profesionalizëm, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë, duke qenë një grua e respektuar si nga kolegët, ashtu edhe nga pacientët.
Rrushja shquhej për natyrën e saj të qetë, komunikimin e ngrohtë dhe qasjen shumë miqësore ndaj çdo pacienti.
Për dekada me radhë, ajo kontribuoi në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit, duke qenë shembull i etikës dhe përkushtimit profesional.
Menaxhmenti i QKMF-së i shprehu asaj mirënjohjen më të thellë për kontributin shumëvjeçar në shëndetësi, duke i dëshiruar shëndet të plotë, qetësi dhe gëzim pranë familjes në vitet vijuese të jetës së saj./Mediafokus

