Mësuesi që i shërbeu shkollës dhe fshatit për 43 vjet

Ramadan Mehmeti nga fshati Kishnapole i komunës së Gjilanit, nuk ishte thjesht një mësues shkolle, por ishte edhe veteran arsimi i dëshmuar për 43 vite, aktivist, veprimtar e dijetar i kësaj ane, ku u respektua e u vlerësua shumë.

Lufta e tij ishte me laps. “Dikush e kapi lapsin, dikush e kapi pushkën”, thotë ai, teksa kujton vitet e kaluara.

Që nga viti 1979, kur filloi punën në arsim, nuk iu nda shkollës asnjëherë, pavarësisht sfidave nëpër të cilat kaloi arsimi shqip.

Vitet e 90-ta ishin kohë sfidash dhe derisa dikush iku në mëgrim, jo nga dëshira po nga nevoja, Dani tha: ‘Tash o kurrë i duhemi atdheut’ dhe vendosi të ndajë fatin me nxënësit, bashkëvendësit dhe me popullin e tij.

Ajo që i mbeti në kujtesë ishte dëshira për të treguar se ‘unë jam biri yt vendlindja ime’.

Mësuesi kishte dëshirë që me nxënësit e tij të arrijë e të promovojë vlera arsimore, kulturore.

Shpesh shkroi për ngjarjet e kohës, kryesisht monografi. Publikoi aktivitete të ndryshme.

Ishte iniciator i shumë aksioneve në fshatin e tij. Kishte përkrahjen e masës. Ata i besonin Danit.

Përveç punës në arsim, që e kishte primare, Mehmeti angazhohej edhe në aktivitete ekonomike.

Kohëve të fundit, rëndësi të veçantë i kushtoi ndihmës për familjet, duke u kujdesur për të siguruar donacione.

Përfitues kryesorë ishin nxënësit, shkolla dhe bashkëfshatarët, përfshirë edhe të rinjtë, fermerët.

Me nxënësit e tij mori pjesë në shumë manifestime, ndërsa shkollën e fshatit e binjakëzoi me shkollën ‘Thoms Ikonome’ në Fier.

Për kontributet e tij ishin të panumërta, deri në ditën e pensionimit, para 4 vitesh.

Ramadan Mehmeti i duhet edhe tani fshatit ku lindi e shërbeu një jetë të tërë./Mediafokus.info