Pensionohet Muamer Abdullahu, njëri nga policët më emblematikë të Gjilanit
Eshtë pensionuar sot Muamer Abdullahu, njëri nga policët më emblematikë të Gjilanit, për sa i përket parimeve dhe përkushtimit ndaj detyrës.
Ai ka punuar gjatë në ekipin e policëve me bicikletë.
“Sot është një ditë e veçantë për ne. Ti feston 65-vjetorin e lindjes dhe njëkohësisht pensionohesh pas 27 vitesh shërbim të ndershëm në Policinë e Kosovës. Me përkushtimin, ndershmërinë dhe profesionalizmin tënd, ke fituar respektin e kolegëve dhe qytetarëve, duke qenë një nga policët më të respektuar të qytetit tonë. Urime ditëlindjen, babi! Të uroj shëndet, lumturi dhe një pension të mbushur me qetësi e gëzim. Jemi krenarë me ty dhe të falënderojmë për gjithçka që ke bërë për familjen”, ka shkruar djali i tij Arboni.
Përndryshe, Muhamer Abdullahu është një nga figurat më të njohura dhe më të respektuara edhe të futbollit në qytetin e Gjilanit.
Falë talentit, disiplinës dhe përkushtimit të madh, ai u afirmua shpejt si një portier me cilësi të veçanta.
Përveç angazhimit në klube, Muhamer Abdullahu për shumë vite ka dhënë kontribut edhe si delegat në futbollin rajonal, duke vazhduar t’i shërbejë sportit me të njëjtin përkushtim që e karakterizoi gjatë gjithë karrierës së tij.
Me punën, korrektësinë, profesionalizmin dhe dashurinë për futbollin, Muhamer Abdullahu mbetet një nga figurat më të respektuara të sportit në Gjilan, një emër që ka lënë gjurmë si portier, trajner dhe veprimtar i palodhur i futbollit./Mediafokus

