Pensionohet Nebi Hasani, zyrtar i Gjendjes Civile në Administratën e Gjilanit

Pas dyzet vitesh shërbim në administratën komunale, është pensionuar zyrtari i gjendjes civile në Gjilan, Nebi Hasani.

Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në punë, në emër të Kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, zyrtarit Hasani i është ndarë mirënjohje nga drejtoresha e Administratës, Doruntina Hasani.

Hasani është vlerësuar shembull si duhet t`u shërbehet qytetarëve në institucionet e Republikës së Kosovës, me profesionalizëm, kulturë e respekt.

“Këto raste duhet të shërbejnë si moment reflektimi për të gjithë ne, pasi që vitet kalojnë shumë shpejt dhe përpos obligimeve në punë, duhet të kujdesemi edhe për komunikimin me njerëzit, në mënyrë që të lëmë pas kujtime të mira te kolegët dhe qytetarët” ka thënë Drejtoresha Hasani.

Kolektivi i ka uruar zyrtarit Hasani pensionim të mbarë e shëndet të plotë pranë familjes, miqve dhe personave më të dashur për të.