Milaim Zeka e ‘paska’ një djalë në Rusi

Një 18-vjeçar në Rusi është cilësuar në rrjetet sociale si djali i gazetarit dhe ish-deputetit kosovar, Milaim Zeka.

Hasbullah Magomedov është i riu rus i cili këtë periudhë është bërë viral në rrjete sociale.

Zeka ishte i ftuar në emisionin “Natë vere” ku foli edhe për këtë pjesë, ndërsa tregoi se nuk ka të bëjë asgjë me këtë person.

“Nuk kam qenë asnjëherë në Rusi. Ky është humor interesant, por edhe disa familjarë të mi kanë bërë shaka duke më thënë pse s’kam treguar që kam edhe një djalë”, është shprehur Zeka duke qeshur.

Definitivisht, Zeka është ‘njeri i vakive’.