Valon Syla ngucet prapë me diasporën: Po hanë çebapa e pleskavica në 38 gradë celcius

Gazetari Valon Syla ka vazhduar të ngucet me mërgimtarët, të cilët më herët i kishte quajtur ‘gërnaqa’.

Në profilin e tij në Facebook, Syla ka shkruar “Çka thanë diçka diaspora po han çebapa e pleskavica në 38 gradë celcius”.

Ai tutje, duke bërë shaka me mërgimtarët, ka thënë se duhet të hanë sallata, fli e speca deri sa të ndryshon moti.

“Hani fli, speca, sallatë deri sa flladitet, se ju rrokë barku. #albanologji #dietë”, ka shkruar Syla, i cili për shprehjen ‘gërnaqa’, që këtu nuk e përdorë, edhe ishte sulmuar nga një mërgimtar.