“Bojna dasëm’ me 300 vetë, ‘lujna knojna’ deri në ora 1 pas mesnate

Qeveria i ka lejuar dasmat dhe ka zgjatur orarin e punës së gastronomisë. Tani, nëpër restorane lirisht mund të këndohet kënga ‘Bojna dasëm’ me 300 vetë, ‘lujna, knojna’ deri në orën 01 pas mesnatës.

Oda e Hotelerisë ka njoftuar se ka marrë konfirmimin nga Ministria e Shëndetësisë për zgjatjen e orarit të punës në sektorin e gastronomisë deri në orën 01:00 pas mesnate. Deri në këtë orë lejohet edhe organizim i dasmave dhe ahengjeve familjare.

Ky vendim, sipas kësaj Ode, pritet të hyjë në fuqi nga dita e mërkurë (sot, 17 korrik 2021).

Me këtë vendim parashihet po ashtu që numri i të ftuarve në hapësira të mbyllura të jetë deri në 300 persona.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës me të gjitha strukturat e saj e ka mirëpritur dhe e përshëndetur këtë vendim.