Pensionohet punëtori i zyrës së pensioneve në Viti
Për shumë vite është kujdesur për pensionimin e të tjerëve, në momentin kur ata e kanë arritur moshën e duhur, ndërsa sot ai e ka pensionuar edhe vetveten.
Për kontributin e tij të deritashëm, zyrtari Baki Sylejmani është pritur nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.
Në takimin lamtumirës, Haliti e ka falënderuar Baki Sylejmani nga Zyra për Pensione në Viti, për punën e deritashme, duke e vlerësuar lart kontributin e tij në formimin e institucioneve në kohën e pasluftës.
Me këtë rast, Haliti i ka ndarë një mirënjohje për punën e bërë ndër vite, zyrtarit Baki Sylejmani dhe i ka dëshiruar pleqëri të shëndetshme në pension.

