Pensionohet punëtorja e zellshme e Gjykatës, Nurie Zeqiri
Nurie Zeqiri, njëra nga punëtorët më të zellshme të Gjykatës Themelore në Gjilan, është pensionuar sot, pasi e ka arritur moshën e duhur.
Nurie Zeqiri, e lindur në fshatin Bresalc, ka punuar sekretare juridike e Gjykatës për shumë vite dhe gjithmonë është treguar e përkushtuar në punë.
Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi dhe administratorja, Florina Jerliu e kanë falënderuar Nurien për kontributin shumëvjeçar në sistemin gjyqësor dhe i kanë dëshiruar shëndet të mirë pas pensionimit.
‘Ajo ishte shembull i një punëtoreje të zellshme dhe pa fjalë, për mbi 45 vite sa punoi në sistemin gjyqësor’, ka shkruar Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës.

