Për 24 orë, pesë gra raportojnë dhunën në familje
Policia e Kosovës njofton se pesë raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Mediafokus.info.
Këto janë raportet e plota nga Policia e Kosovës:
DHUNË FAMILJARE KANOSJE
Prishtinë, 26.04.2020 – 16:46. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është kanosur verbalisht nga djali i saj, i dyshuari mashkull kosovar, i cili është larguar në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet.
DHUNË FAMILJARE & DËMTIM PRONE
Prishtinë, 26.04.2020 – 18:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i sëmur mental pas një mosmarrëveshjeje i ka bërë presion psikik dhe i ka dëmtuar dyert dhe dritaret e shtëpisë. I dyshuari pas shoqërimit në polici ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe me vendim të prokurorit është dërguar në repartin e psikiatrisë QKUK.
DHUNË NË FAMILJE
Klinë 25.04.2020-18:50.Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti dhe motra e tij kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJARE
Gjakovë 25.04.2020-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas në mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
DHUNË FAMILJARE
Vushtrri 26.04.2020 – 13:33. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.

