Në Viti nuk ka raste të reja me koronavirus

Në Viti, komunë kjo ku u identifikua rasti i parë me koronavirus, nuk janë regjistruar raste të reja në katër ditët e fundit.

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtimin (KKMSH), ka njoftuar se nuk ka asnjë rast të ri me virusin COVID-19.

Deri me tani, në komunën e Vitisë, të infektuar me këtë virus jannë 49, ndërsa 4 prej tyre janë shëruar.

Kryetari Sokol Haliti, tha se komuna e Vitisë po vazhdon me masat parandaluese kundër pandemisë dhe kërkoj nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet e emergjencës shëndetësore.

Në Viti, edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdohet me pastrimin dhe klorifikimin dhe dezinfektimin e hapësirave të ndryshme./mediafokus.info