S`ka dimension që e zë dhimbjen e nënës Ferdonije
Nënës gjakovare vazhdojnë t`i mungojnë njerëzit e familjes, katër djemtë dhe burri.
Nënën Ferdonije Qerkezi vazhdon ta rëndojë dhembja njësoj si para 20 vitesh.
S`ka dimension që e zë dhimbjen e saj. Ajo e ka të njëjtin zemërim ndaj vrasësve edhe sot.
Nënë Donja kërkon drejtësi. Kush mund ta falë dhembjen e saj, kush…?
Nuk falet armiku që të vrau në shtëpinë tende, në sofër.
Ajo shkoi në Beograd për të rrëfyer historinë e dsaj dhe për të krkuar drejtësi.
Nuk e hëngër as bukën e armikut dhe s`e piu as ujin e tyre.
“Unë e kam marrë bukën nga shpia, nuk e ha bukën e tyre”.
Në çantën e saj kishte sendviqet dhe një shishe 2 litërshe me ujë.
As gotë nuk deshi, e piu direkt nga shishja.
“E kam marrë edhe ujin prej Gjakovës, se nuk dua asgjë nga këta…që veç ma kanë pi gjakun dhe më kanë marrë krejt çka kam”.
Kështu i kishte thënë nënë Donja doktorit Gërxhaliu, kur ky kishte dashur t`i shërbente diçka nga tryeza në Beograd, ku ajo ishte pjesë e grupit të dialogut për të zhdukurit.
Kush ka të drejtë ta falë dhimbjen e Donjës dhe qindra nënave të tjera, që as pas njëzet vjetësh nuk e kanë as edhe një varr për t`i qarë njerëzit e tyre. Dhimbja nuk matet me vite. /mediafokus.info