Gjendet i vdekur një person në një livadh

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka gjetur një njeri të vdekur në një livadh në Gorazhdec të Pejës, raporton express.

Mëngjesin e së dielës Policia e Kosovës ka gjetur një njeri të vdekur në një livadh në fshatin Gorazhdec të Pejës.

Sipas njoftimit, ekipi mjekësor dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, përderisa është duke u bërë edhe hetimi i kësaj vdekjeje./mediafokus.info