Donja jonë, as hëngër bukë, as piu ujë në Beograd

Arsim Gerxhaliu

Në takimet e Grupit dialogues per te zhdukurit me grupin serb, protokolli parasheh që takimet te mbahen me rend, në Prishtinë e Beograd.

Sa herë që shkojmë ne Beograd, në mënyrë rotative grupin e shoqërojne 2 familjarë nga shoqatat e të zhdukurve.

Para 10 viteve nëna Ferdonije (Donja jonë) ishte me ne ne takim ne Beograd.

Si rregull protokollar grupet dialoguese pas takimeve organizojme nga nje dreke – tavoline suedeze.

Ne mbaruam takimin i cili zgjati rreth 4 ore ne Pallatin e Federates në Beograd dhe normal qe kaluam ne sallen tjeter per te drekuar dhe si zakonisht menjehere pastaj nisemi per Prishtine.

Gjate tere rruges qendroja afer Donës, meqe me te hyrë ne Serbi asaj iu skuq fytyra dhe iu shpejtua frymemarrja.

E piu nje hap nga kutija e plastikes qe e kishte me vete.

Une pasi perfundoi takimi, mora nje pjatë qe te marr ushqim per nenën Done se pari.

Ajo ishte ulur ne nje karrigë ne korridor dhe iu afrova duke i thene qe kjo pjate eshte per te, se deri atehere s’kishte ngrene asgje.

E qoi koken, me sy gjysem te mbyllur, ashtu me butësi ma ktheu: Jo doktor, faleminderit, une e kam marre buken nga shpia, nuk e ha buken e tyre.

Mbeta i shtanguar dhe m’u duk se i shkaktova nje dhimbje …

Donja hapi çanten e saj, nxori sendviqet e saj dhe nje shishe 2 litershe me uje.

As gotë nuk deshti, e piu direkt nga shishja.

E kam marre edhe ujin prej Gjakovës, se nuk dua asgjë nga këta…që veç ma kanë pi gjakun dhe më kanë marrë krejt çka kam.

(per ju qe se njihni – nënës Done ia kanë vra burrin dhe 4 djemt, gjysma ende i mungojnë)

Ishte kerkese e Shpatit qe kete storie ta publikoj ne shenje te Dites Kombetare te te Zhdukurve, 27 prill.