Luta i ashpër: Kushdo që i thyen rregullat e karantinës, do të procedohet në organet e shtetit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i ashpër me qytetarët që nuk po i respektojnë masat kundër përhapjes së Covid-19, transmeton Mediafokus.info.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Haziri ka thënë se nga nesër do të vazhdojnë me shtrengim të masave.

“#Dita45. Jam i lumtur që 54 mostrat e marra sot në Gjilan, që të gjitha rezultuan negative me #COVID19. 15 rastet e mbrëmshme janë si pasojë e thyerjes së rregullave të karantinës. Nga nesër vazhdojmë me shtrëngim të masave dhe kushdo që i thyen, do të procedohen sipas ligjeve në fuqi. S’ka më tolerancë. #rriNshpi. Është më mirë se n’burg!”, ka shkruar Haziri./Mediafikus.info/