Për dy çështje duhet shpjegim: Krijimi i Divizionit SS “Skanderbeg” dhe masakra e 4 shkurtit 1944

Izmi Zeka, historian

(Historia shkruhet me dokumente të kohës duke hulumtuar arkivat si në Gjermani, Shqipëri dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës).

Këto ditë po lexoj polemika të ndryshme rreth rolit të Xhafer Devës gjatë luftës së Dytë Botërore.

Për habinë time këta “dijetar” që fare nuk i lidh zanati i shkencës e as që kanë të bëjnë sado pak me njohje elementare të historisë shpërfaqin mendimin e tyre dhe mundohen ti japin kahe kësaj figure kontraverse të LDB.

Hipokrizi më e madhe vlerësoj se ata me a po pa dashje nuk e kuptojnë se gjatë asaj kohe kishte luftë për jetë dhe çlirim e assesi për bindje ideologjike siç po trumbetojnë disa të haravisur në përditshmërinë shqiptare.

Po e përsërisë që lufta e Dytë Botërore nuk kishte të bënte me luftë për ideologji por luftë për çlirim.

Nga ky kontekst duhet të vlerësohen figurat e asaj kohe.

Për të argumentuar publikun duhet të tregoni se cili ishte roli i Xhafer Devës gjatë kohës së nazizmit, qoftë në Kosovë dhe Shqipëri, cilat ishin pozitat që barti gjatë asaj kohe, a binte ndesh me politikat ndërkombëtare të kohës dhe së fundi si ndodhi vrasja apo masakra siç siç Masakra e Tiranës e 4 shkurtit 1944.

Po u jap një fakt që vetë mund ta analizoni.

SEKRET
GI Nr.36 KUARTETI
Forcat e Shteteve të Bashkuara
Qendra e Shërbimit Inteligjent të Ushtrisë APO 757 – RAPORT I NDËRMJETËM (CI – IIR) NR.36 i Burgosur: NEUBAHER, HERMAN – Plotfuqishmi gjerman për Ballkanin
29 Janar 1946
DAHAVER DEVA (Xhaver Deva)

Më 13 shkurt 1944 Neubacher i raportonte Ministrit të Jashtëm gjerman, Von Ribbentrop mbi hyrjen e ministrave të rinj te Ballit Kombëtar në qeveri, dëshmi e botuar nga Roland Luçi.

“Përfshirja e disa burrave në qeveri, të cilët janë përfaqësues të këtij fronti, është rezultat i luftës sonë të përbashkët me përkrahësit e Ballit Kombëtar në Shqipërinë e Jugut, të cilët të armatosur prej nesh luftojnë kundër partizanëve të kuq. Bashkëpunimi i Wehrmacht-it tonë me formacionet e Kadri Cakranit në Shqipërinë e Jugut rezulton tepër i suksesshëm deri tani. Javën e kaluar dështoi një atentat i komunistëve kundër Cakranit, ku mbeti i vrarë nipi i tij” – shkruante Neubacher.

Nga kjo dosje.

Në një dokument arkivor sjellë në shqip nga Auron Tare nga dosjet e deklasifikuara të Zbulimit Amerikan të Ushtrisë, aty kemi mjaftë material për disa shqiptarë të cilët kanë punuar me nazistët gjermanë.

Edhe në këtë dokument shihet qartë ku edhe autoritet amerikane kishin njohuri të bollshme për Xhafer Devën, por funksionarët e zbulimit amerikan e kanë parë atë si një person potencial kundër influencës komuniste në Ballkan shprehet Auron Tare.

Deva la gjurmë në historinë shqiptare për dy momente mjaft kulmore në periudhën e pushtimit gjerman: Krijimi i Divizionit SS “Skanderbeg” dhe masakra e 4 shkurtit e vitit 1944.

Nga ky dokument që shpeshherë i jepet konotacion politik pa njohuri bazike të kohës por edhe pa studiuar mirë flasin dhe shkruajnë për LDB në bazë të ideologjive që kishin njerëzit dhe jo mbi bazën se për çfarë zhvillohej ajo luftë.

Sipas historianes Franziska Zaugg, ku e tregon një dokument.

Dokumenti që shkruhet për dekorimin e Devës nga Hitleri ku mund të gjendet tek Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, Arkivi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë në Berlin, Arkivi Berlin-Lichterfelde dhe Arkivi në Freiburg.

Nuk po e zgjasë shumë por edhe njëherë po e theksoj se mos të merren për analizë njerëzit që nuk kanë haber me historinë dhe personalitete.

Nëse dikush mbron sot Nazizmin dhe Fashizmin atëherë këtu duhet të përfundoj së diskutuari për periudhën e Luftës së Dytë Botërore.