Për herë të parë në Evropë, 3 avionë do të mund të ulen dhe të ngriten në të njëjtën kohë nga aeroporti i Stambollit
Me sistemin e ri që do të instalohet në aeroportin e Stambollit, 3 avionë do të mund të ulen dhe të ngriten në të njëjtën kohë.
Ministri i Transportit, Abdulkadir Uraloğlu deklaroi se ata kanë punuar në instalimin e këtij sistemi që nga viti 2022, shkruajnë mediat turke.
“Me zbatimin e aplikacionit, Aeroportit të Stambollit do t’i jepet mundësia që 3 avionë të bëjnë ulje dhe ngritje të pavarura në të njëjtën kohë”, tha Uraloğlu.
Sipas Raportit Evropian të Aviacionit të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol), ky aeroport ishte më i ngarkuari në Evropë, me një mesatare prej 1309 fluturimesh në ditë, midis 29 janarit dhe 4 shkurtit.
Ky sistem disponohet vetëm në SHBA. Në Turqi, do të jetë i pari në Evropë.

