Për herë të parë në histori, çmimi i naftës zbret në zero
Në tregun e naftës, çmimet ranë nën nivelin zero, duke futur tregjet në një univers paralel ku tregtarët ishin të gatshëm të paguanin 40 dollarë për fuçi vetëm për t’i hequr qafe sasitë e grumbulluara të naftës.
Deri më tani asnjë krizë financiare nuk i ka lëkundur çmimet e naftës, që aktualisht kanë rënë nga nga 17.85 dollarë për fuçi, në minus 37.63 dollarë për fuçi, përcjellë telegrafi.
Kjo rënie negative, ishte vetëm një veprim ekstrem dhe i papritur kur tregtarët kishin tashmë një marrëveshje për uljen e prodhimit dhe përgatiteshin për skadimin e kontratave në muajin maj.
Nga ana tjetër, indeksi i naftës Brent, si pikë referimi për Evropën me bazë në Londër, përfundoi ditën me rënie të ndjeshme, por përsëri ende mbi 25 dollarë për fuçi.
Megjithatë çmimet negative zbuluan gjithashtu një të vërtetë thelbësore në lidhje me tregun e naftës në epokën e Coronavirusit.
Malli më i rëndësishëm në botë po humbet shpejt të gjitha vlerat pasi mbingarkesa po tejkalon rezervuarët, tubacionet dhe magazinat e naftës në botë./mediafokus.info

