Për një gotë raki, vrau biznesmenin dhe plagosi djalin e tij

Një krim i rëndë ka tronditur natën e kaluar jo vetëm familjen Qorri, e cila humbi një anëtar të saj, po edhe qytetin e Lushnjes, ku ndodhi rasti.

Panorama.al mëson se autori i krimit ishte përfshirë në një sherr në lokal, për një gotë raki. Fillimisht ai është përleshur me dy djemtë e bisnesmenit që kishte lokalin dhe më pas, në gjaknxehtësi e sipër, ka shkuar në shtëpi për të marrë armën kallashnikov dhe është rikthyer.

Nga dera e pasme e lokalit qëllon për vdekje Rako Qorrin dhe plagos Kejdi Qorrin. 31 vjeçari është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë për jetën.

Panorama mëson po ashtu se pas krimit, Sofokli Shani, i ka rrëfyer gjithçka ka ndodhur bashkëshortes së tij, duke e telefonuar dhe lajmëruar se ka vrarë një person dhe ka plagosur një tjetër.

Më pas, autori mësohet se ka shkuar në shtëpinë e tij dhe ka pritur policinë, që bëri të mundur arrestimin e tij. (foto arkiv)