Për një javë janë gjobitur mbi 1300 kundërvajtës në trafikun rrugor
Policia në Gjilan, gjatë periudhës kohore 24.03.2023-30.03.2023 në vazhdën e implementim i planeve operative ,,Siguria në trafikun rrugor’’ dhe “Sezoni dimëror” ka realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna.
Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1327 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e 12 aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale, 11 aksidenteve të komunikacionit me të lënduar, si dhe janë konfiskuar 27 patentë shoferë.
Njësitet Policore kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta kontrolli të automjeteve me qëllim parandalimi të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, thuhet në njoftim.

