Për vrasjen në Fushë Kosovë, arrestohet motra e viktimës
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë se për vrasjen e 33-vjeçares në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës, është arrestuar si e dyshuar motra e viktimës.
“Sipas dyshimeve fillestare nga kjo ngjarje dyshohet se viktima është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila me urdhër të prokurores kujdestare është dërguar në mbajtje dhe ndaj të njëjtës do të ndërmerren masat e nevojshme brenda afateve ligjore. Ndërsa, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Prokurori i Shtetit, në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Dyshohet se motrat kanë pasur probleme mendore.

