Përballja e vitit, Jake Paul – Mike Tyson, ja ku mund ta shikoni meçin
Këtë të shtunë, më 16 nëntor, Jake Paul do të përballet me legjendën e boksit, Mike Tyson.
Përballja do të zhvillohet në stadiumin AT&T në Arlington, SHBA, para 80,000 tifozëve, dhe do të jetë një moment kulminant për botën e sporteve.
Dueli transmetohet në Netflix.
Fansat mund ta shikojnë këtë përplasje spektakolare pa nevojën për një tarifë PPV, pasi ngjarja do të jetë e disponueshme për ata që kanë një abonim të zakonshëm në Netflix.
Ndërkohë, është paralajmëruar se çdo transmetim i paligjshëm në rrjetet sociale apo faqe të tjera do të pasohet me një gjobë mbi 1000 euro.

