Përfundon kontrata me ‘Caritas Kosova’, rreth 100 punëtorë shëndetësorë në Viti mbesin pa punë
Rreth 100 punëtorë shëndetësorë, kryesisht infermierë, të angazhuar me një marrëveshje ndërmjet Komunës së Vitisë dhe ‘Caritas Kosova’, kanë mbetur pa punë, meqë kontrata ka përfunduar më 28 shkurt të këtij viti.
Largimi nga puna i këtyre infermierëve cilët kanë shërbyer në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozheran dhe në ambulancat e disa fshatrave, ka shkaktuar mjaftë telashe, ngaqë është vështirësuar funksionimi dhe ofrimi i shërbimeve mjekësore për pacientët.
Në Viti, qe disa vjet, përmes projektit me ‘Caritas Kosova’ kanë qenë të punësuar rreth 120 punëtorë shëndetësorë.
Përfundimi i kontratës ka ngjallur shumë pakënaqësi në mesin e punëtorëve shëndetësorë , të cilët kanë qenë të angazhuar në projektin e “Caritas Kosova”. Ata presin nga institucionet një zgjidhje sa i përket punësimit të tyre. /PlusTV/

