Selmani: Kosharja dhe Kushtetuta janë dy festa të mëdha për Kosovën

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani ka thënë se Kosova i shënon sot dy festa të mëdha – 21 vjetorin e Betejës së Koshares dhe 12 vjetorin e miratimit të Kushtetutës.

Pa këto dy akte madhore, Kosova nuk do të ishte sot kjo që është.

Ky është postimi i znj. Selmani:

Kosova sot feston 12 vite nga ratifikimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kushtetuta është akti më i lartë politik dhe juridik i vendit tonë, garantues i të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ky dokument është një akt juridik e politik, për të ndërtuar dhe zhvilluar një shtet të drejtë, i cili i dha jetë Pavarësisë së Kosovë.

Kosova ka një ditë me dy festa te mëdha, Ditën e thyrjes së kufirit me Shqipërinë, 21 vite me parë dhe atë të Kushtetutës, 12 vite më parë.

Lavdi dëshmoreve, të cilët ranë në betejën e Koshares. E gëzofshin qytetarët tanë. Zoti e bekoftë Kosovën dhe qytetarët e saj./mediafokus.info