Përfundon numërimi i votave me kusht, ky është rezultati

Qendra e Numërimit të Rezultateve ka përfunduar procesin e numërimit të votave me kusht, ndërkaq ka filluar numërimin e atyre me postë.

Ndërkaq, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka paralajmëruar konferencë nga ora 11:00, lidhur me procesin e numërimit të këtyre votave.

Pas numërimit të 29 mijë e 490 votave, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 14 mijë e 939 vota.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 4,997 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 2,944 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,167 vota.