Përfundon protesta e shqiptarëve në Bujanoc kundër shtypjes nga Beogradi
Nën pankartat “Kthema adresën”, “Duam libra shqip”, “Dija nuk nostrifikohet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”, ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.
Protesta ka nisur rreth orës 11:00, me intonimin e himnit kombëtar dhe me një minutë heshtje për të gjithë dëshmorët dhe veprimtarët e çështjes kombëtare.
Në protestë kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve, në mesin e të cilëve edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. (foto: Lugina press)

