Tetovari dyshohet se e mbajti në mënyrë të paligjshme bariun nga Shqipëria
Një çoban nga Shqipëria është intervistuar nga policia në Tetovë, nën dyshimin se ishte mbajtur në mënyrë të paligjshme nga pronari i deleve.
Më 22.05.2021 në ora 15.30 në Njësinë Policore Galatë janë thirrur personat R.R. (53) nga fshati Toplicë, pronar i një kopeje me dele dhe Xh.H. (46) nga Republika e Shqipërisë i cili ishte i punësuar si bari i deleve, shkruan TetovaSot.