Përfundon seanca dëgjimore, babai i Albert Krasniqit nuk i përmbahet lotëve

Ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj Skender Krasniqit, i dyshuar për vrasjen e djalit të tij, Albert Krasniqi, në Prishtinë, pas kërkesës së Prokurorisë për masën e paraburgimit.

Gazeta Sinjali merr vesh se gjatë seancës, Skender Krasniqi nuk i është përmbajtur lotëve.

Në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim thuhet se vrasja ndodhi gjatë një fjalosje që Skender Krasniqi e kishte pasur me djalin e tij, ku e kishte nxjerrë armën dhe e kishte qëlluar në gjoks atë.

Megjithatë, mbrojtësi i të dyshuarit pretendon se vrasja ishte pa dashje dhe nga pakujdesia e të dyshuarit.