Përfundon seanca/Krasniqi: E gjithë kjo maskaradë e ka adresën në Beograd

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi,  gjatë paraqitjes në Tribunalin Special, ka thënë se “e gjithë kjo maskaradë e ka adresën në Beograd dhe te mbështetësit e politikave të saj, kudo qofshin ato”.

“Natyrisht në seancat tjera unë do të them edhe më shumë, veç nuk do ta ndjeja veten mirë të isha në shërbim të politikave të krimit dhe gjenocidit të Serbisë për të cilat edhe prokurori serb Vukçeviqi tha këto ditë, pasi është ngritur aktakuza, se ka qenë prokuror nga viti 2003, unë mendoj se adresa e qartë e krejt kësaj masakarade është në Beograd dhe te mbështetësit të politikave të saj kudo qofshin ato”, ka thënë ai.

Mandej, Krasniqi ka shtuar se ka qenë i dënuar nga regjimet kriminele të Jugosllavisë, në vitin 1981 dhe 82, e kjo sipas tij, pasi kishte lexuar libra dhe e kishte kundërshtuar atë regjim./Mediafokus.info/