Përfundon takimi Kurti-Mustafa, s’ka marrëveshje

Ka përfunduar pa marrëveshje pak çaste më parë takimi mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Pas takimit nuk janë deklaruar asnjëra palë, ndërsa dihet as se kur do të mbahet takimi i radhës.

LVV e LDK kanë bërë përpjekje tre ditore për të gjetur gjuhën e përbashkët për formimin e qeverisë, ndërkohë që kanë kaluar tre muaj nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare./MediaFokus/