Përfundon takimi LVV-LDK, sërish pa rezultat

Ka përfunduar takimi mes eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe kësaj radhe pa marrëveshje për koalicionin.

Pas takimit, që u nga LVV u kryesua prej Albin Kurtit, ndërsa nga LDK prej Isa Mustafës, nuk pati deklarata për media.

Nuk dihet se çka u bisedua, por ajo që dihet është se afati i fundit për formimin e qeverisë nga mandatari Albin Kurti, do të përfundojë me 4 shkurt./MediaFokus/