Përgjysmë më pak mërgimtarë erdhën sivjet në atdhe

Shkaku i kufizimeve të lëvizjes, si masë mbrojtëse nga COVID-19, sivjet janë realizuar përgjysmë më pak fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP).

Sipas një raporti të ANP, gjatë vitit 2020, ka pasur 50 për qind më pak udhëtarë dhe fluturime.

Valentina Gara nga aeroporti “Adem Jashari” i Kosovës, ka thënë se vitin 2020 ka pasur 50 për qind më pak udhëtarë.

“Pandemia edhe te Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka pasur ndikim negativ gjatë këtij viti. Nëse flasim me shifra, krahasuar me vitin 2019 këtë vit kemi pasur përgjysmim të numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve, që do të thotë se kemi pasur 50% më pak udhëtarë dhe fluturime se viti i kaluar”, tha Gara për RTV Dukagjini.

Po ashtu, sipas saj, të njëjtat trende priten për aeroportin edhe në kohën e festave të fundvitit. /Mediafokus.info