Përleshen qentë, pronari i njërit e vret qenin e tjetrit

Një person në Suharekë do të procedohet për ‘shkaktim të rrezikut të përgjithshëm’, pasi ka vra qenin e një personi tjetër, gjatë një shëtitje, pasi qentë ishin përleshur mes vete.

Fsh. Çadrak, Suharekë, 28.08.2021 – 18:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë shëtitjes, qeni i tij është përleshur me qenin e të dyshuarit mashkull kosovar, më pas i dyshuari me armë zjarri ka qëlluar për vdekje qenin e viktimës. Sipas viktimës, i dyshuari kishte shtënë disa here edhe në ajër me armë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 17 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 12 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.