Përleshje mes të miturve në Gjilan, theret me thikë njëri prej tyre

Një incident i rëndë ka ndodhur të enjten në Gjilan, ku një person i moshës së mitur është therur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.

Rasti ka ndodhur pas një përleshjeje në të cilën janë përfshirë tre të mitur.

Sipas informacioneve të para, tre të miturit janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur, ku njëri prej tyre më pas përfundoi i therur.

Si pasojë e therjes, viktima ka pranuar ndihmë mjekësore, ndërkaq i dyshuari është arrestuar.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari do të hetohet në procedurë të rregullt.