Përleshje në mes dy grupeve Gjilan, një person therret me thikë
Një person në Gjilan është lënduar dje pas therrjes me thikë, gjatë përleshjes në mes të dy grupeve, njofton policia në raportin 24 orësh.
Njoftimi i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. Abdullah Tahiri, Gjilan 15.05.2022-21:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku edhe me disa (tre) shokë, dyshohet për shkak se kishin pas mosmarrëveshje e përleshje më herët (gjatë ditës), kanë sulmuar fizikisht një grup (5) të rinjsh, dhe për pasojë njëri prej tyre-viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë-thikë.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa njësitet policore kanë gjetur e konfiskuar mjetin-thikën e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

