Përlotet Lutfi Haziri teksa flet për Ilir Mustafën në tubimin me rininë
Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, është përlotur sonte në tubimin e organizuar nga kjo parti me rininë e Gjilanit.
Njeriu numër 2 i LDK-së nuk ka mundur t’i mbajë lotët derisa foli për mikun e tij që nuk jeton më – Ilir Mustafën.
Haziri u emocionua derisa krah tij ishte ulur djali i Ilirit, Armend Mustafa, i cili ka ardhur enkas nga Zvicra për ta mbështetur atë dhe LDK-në.
Ndryshe, veprimtari i çështjes kombëtare në mërgim, Ilir Mustafa, ka ndërruar jetë më 5 prill 2017, derisa kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, e kishte shpallur Qytetar Nderi (Post-Mortum), më 27 dhjetor 2018./Mediafokus.info/


