Mesazhi i Valentina Bunjakut-Rexhepit për zgjedhës

Miq e qytetarë të dashur

Gjatë këtyre ditëve të fushatës zgjedhore takova shumë njerëz me të cilët bashkëbiseduam për zgjedhjet parlamentare te 14 shkurtit. Bashkë me strukturat dhe kandidatët tjerë te LDK në Gjilan ofruam programin e zhvillimit të shtetit dhe funksionimit të të gjithë sektorëve në atë program.

LDK me slloganin Shteti. Shtet jep mesazhin se pa shtet të zhvilluar e të integruar ne BE dhe pa miqësinë e përjetshme me SHBA-të nuk mund të ecë e rritet drejtë. Shteti e orienton popullin dhe fuqizon edhe mbrenda edhe jashtë kufijve tanë.

Politikat populliste duhet zëvendësuar me politikat zhvillimore te shtetit. Popullizmi sjellë vota por jo zhvillim nëse nuk punon për shtet, LDK është gardiani më i mirë i mbrojtjes së shtetit dhe kjo tashmë është dëshmuar në traditën e historikut të saj.

Kryeminstri Hoti për pak muaj sikur edhe ministrat tjerë të LDK kryen punën e tyre shkëlqyeshëm dhe pa asnje aferë korruptive, skandal apo akuzë gjyqësore. Dëshmitë jemi duke i prekur vetë ne dhe SHBA-të si aleati ynë kryesor na ofroi dorën e përkrahjes.

LDK nuk u frikësua nga detyrimet, nuk iku nga realiteti dhe nuk u ndal para akuzave te mbrendshme politike por vazhdoi rrugen e saj per shtet te zhvilluar. Mbase kjo është tradita dhe amaneti që na la presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova.Duajeni Kosovën dhe punoni për shtet. LDK e dëshmoi me punë e rezultate konkrete.

Ne kërkojmë besimin tuaj edhe tani, besim që përkthehet me përkushtim dhe angazhim në rrugen tonë, në forcimin e shtetit para faktorit ndërkombëtar, para bisedimeve me Serbinë për njohjen përfundimtare reciproke, për liberalizimin e vizave, për tejkalimin e gjendjes pandemike dhe sigurimit shëndetësor, për avansim në sistemin arsimor, sportiv e kulturor, për barazinë gjinore e rininë e inkorporuar ne sistem.

Jo me fjalë e demagogji tanimë prezente në mesin tonë por me vepra e punë konkrete, shfrytëzone të drejtën tuaj me votë, besim ne LDK-në, besimin tuaj për shtet.

Lista e LDK me numër 132 është lista më e pastër,më e mirë dhe më reprezentuese. Listës sonë i prinë kryeministri Avdullah Hoti dhe aty gjeni edhe emrin tim në numrin 21.

Andaj, me 14 shkurt 2021 ju ftoj ta votoni LDK me numër 132dhe numrin tim nëse konsideroni që unë të jem përsëri pjesë e këtij rrugëtimi, pjesë e këtyre zhvillimeve të rëndësishme për Kosoven,shtetin tonë.

Që të jem pjesë e juaja dhe këtë mandat ju kërkoj votën tuaj si përfaqësuese e LDK dhe e Gjilanit, ju betohem në familje dhe atdhe se asnjëhere nuk do ti shkel parimet dhe zotimet e mia para jush,para familjes dhe para se gjithash para atdheut tonë.

14 shkurti është dita e data e dashurisë, vota per LDK dhe numrin 21 dhe 4 numrat tjerë në listën e saj është votë e besimit tuaj.

Binduni se nuk keni gabuar, koha do ta dëshmojë

Voto LDK – 132

Voto Tina – 21

Voto për shtet, të tashmën dhe të ardhmen tonë të sigurtë.